Kryeministri kinez lavdëron BE-në: Tregtia e lirë duhet të pranohet

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Kinës Li Keqiang në Samitin “16 + 1”, i cili po mbahet në Sofje, tha se tregtia e lirë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të mbështeten për të shmangur ngadalësimin e ekonomisë globale.

Keqiang gjithashtu lavdëroi Bashkimin Evropian, duke e quajtur bllokun 28-anëtarësh si një “forcë të domosdoshme” dhe shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin global.

Keqiang është udhëheqësi i dytë kinez pas presidentit Xi Jinping, i cili sot në Sofje u adresua në takimin me kryeministrat e 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në kohën e shpërthimit të një lufte tregtare midis Kinës dhe SHBA-së.

Samiti është pjesë e ofertës së re kineze të “Rrugës së Mëndafshit”, një përpjekje për të rritur Kina ndikimin e saj në Evropë përmes investimeve dhe lidhjeve më të ngushta ekonomike.

“Uniteti midis Kinës dhe Evropës dhe bashkëpunimi ynë mund të sigurojë paqe dhe stabilitet në mbarë botën”, tha Keqiang.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit