Kryeministri libanez solidarizohet me foshnjën siriane Kerim

Mos i humb

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka përkrahur foshnjën dy muajshe Kerim, i cili u bë simbol i rezistencës së civilëve të cilët për pesë vjet janë nën rrethim nga forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Hariri u prononcua përmes rrjetit social Twitter, ku publikoi fotografinë e tij me njërin sy të mbuluar. Pranë fotografisë ka shkruar: “Solidarizohem me Kerimin” (SolidarityWithKarim). Për një kohë të shkurtër një numër i konsiderueshëm i përdoruesve të këtij rrejti social shpërndanë fotografinë e Haririt.

Kerim një muaj pas lindjes së tij në një sulm të artilerisë mbeti pa nënën e tij dhe humbi njërin sy. Përdoruesit e rrjeteve sociale, sidomos Twitter, dy ditë më parë kanë nisur një fushatë për t’i dhënë fund rrethimit dhe sulmeve të vazhdueshme ajrore dhe artilerike mbi civilët në Gutën Lindore, ndërsa këtë e bëjnë duke dërguar mesazhe në mbështetje të Kerimit.

Video-xhirimi dhe fotot më të shpërndara të Kerimit janë ato që u morën nga gazetarët AA e cila dy ditë më parë publikoi një reportazh mbi rastin e Kerimit.

Për Kerimin e vogës kujdesen vëllai i tij dhe dy motrat, edhe ata fëmijë, kurse babai Ebu Muhamed thekson se gjithnjë e më vështirë gjen ushqim për fëmijët e tij.

Afër 400 mijë civilë në Gutën Lindore për pesë vjet radhazi mbijetojnë nën rrethimin e regjimit të Asadit. Rajoni kontrollohet nga forcat opozitare, kurse kjo është një nga katër zonat e deeskalimit e cila u arrit në Astana me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, ku ranë dakord për një armëpushim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit