Kryeministri Rama: Ka ndërhyrje të jashtme në protesta, përmenden vende kundër integrimit në BE

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i cilësoi reagimet e fundit, siç janë protestat dhe qëndrimet e ditëve të fundit mbi projektin për Zvërnecin, luftë hibride. Ai tha se do të marrë fund kjo luftë.

Sipas kreut të qeverisë, vende dhe aktorë që kundërshtojnë zgjerimin dhe ndikimin e Bashkimit Evropian organizojnë dhe nxisin situata të ngjashme në vende të ndryshme, duke përdorur veçanërisht çështjet mjedisore si pikë mbështetjeje për të ndikuar në opinionin publik.

Edi Rama:
Kush nuk ka kuptuar nuk ka për të kuptuar as me fjalën e agjencive ligjzbatuese. Dihet botërisht, sepse për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO-s, kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik dhe kemi një pasqyrë të plotë se nga vijnë e nga shkojnë, por ky është territor i terrorit kibernetik që ka ardhur edhe në vendin tonë.
Janë të panumërta burimet që kanë nxjerrë studime se si vendet kundër BE organizojnë e nxisin situata të kësaj natyre, sidomos duke përdorur mjedisin sepse është një çështje e ndjeshme.

Edi Rama:
Nuk të përgjigjem sepse ndryshe do akuzohem si një njeri që nuk respekton mediat. Kjo nuk është pyetje, kësaj pyetje i mungon çdo lloj epike. E di shumë mirë që ata që protestojnë janë shqiptarë. Nuk u përgjigja ndaj tyre, por ndaj atyre që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte dhe thonë se nuk ka një ftesë nga ana ime për dialog. E kam me ata që janë pjesë e turmës dhe nuk dalin në bulevard të kërkojnë dorëheqjen time. Sa i përket burgut, kjo merito vetëm një koment, koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, e kemi lënë shumë pas dhe jam njeriu që kam udhëhequr me krenari betejën e shqiptarëve duke i hapur rrugë reformës në drejtësi e duke i dhënë jetë një strukture të pavarur nga unë dhe bën punë n në shërbim të drejtësisë. Kjo është prap pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve por sme bëjnë përshtypje fare sepse është film i vjetër me të njëjtin fund. Ata që i shkojnë pas honxho bonxhove nëndritarsit profesionistëm janë njëlloj si ata që shkojnë të shohin një fund të njejtë

Ndërkohë ai u ndal dhe mori shembull Malin e Zi, sa i takon turizmit.

“Mbaj përgjegjësi për ato që them. Resortet luksoze janë ato që sjellin ekonomi nga turizmi dhe këto janë shifra dhe për këto, nuk ka nevojë të më dëgjoni mua. Dhe sot kanë edhe platforma të inteligjencës artificiale dhe t’i pyesin.. Përse duhet ta pranoj ndërtimin e resortit luksoz? DO marrë përgjigje se resorti luksoz prodhon të ardhura edhe për të…Është e bazuar me fakte. Një euro që hyn në një resort luksoz, shoqërohet me 1.6 deri në 2 euro që hyn në ekonominë lokale të atij vendi. Resorti luksoz nuk ndërtohen në hënë…Rritja e të gjithë zinxhirit ekonomik sjelle edhe rritje të të ardhurave për shtetin dhe me ato paguhen edhe pensione. Pra mjafton të shikojnë Malin e ZI. Mali i Zi nuk prodhon raketa, makina, nuk ka një sektor aq të suksesshëm, por cili është motori më i madh e ekonomisë? Turizmi. Përgjigja është shumë e thjeshtë resortet luksoze… Pra nuk ka asnjë arsye të mendoj se me vetëdijen time Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt…”, tha ai.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe protestuesve të cilët i kërkojnë dorëheqjen, duke deklaruar se është votuar nga 800 mijë shqiptarë vitin e kaluar.

“Unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve, kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin është i mirëseardhur të bisedë, ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu dhe te PS dhe vijnë vërdalle për rrugë si ata çakej që ulërinin Greqia është e grekëve, ata janë subjekt për Zotin, dhe zoti i faltë”, tha ai.

Nuk ishte e paralajmëruar! Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë. Ai komentoi çështjen e pronësisë në Zvërnec, si dhe ndërhyrjen e SPAK.

Rama: Kam dal për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë. Zhvillim pozitiv për procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec, që do të thotë për sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe çlirimin e investitorëve që tashmë janë edhe pronarë. Ndërkohë e konsideroj shumë pozitivë që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kaloj në te shitësi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit