
Ersin Tatari lëshoi një komunikatë me shkrim për marrëdhëniet që politikanët libianë mbështetës të Haftarit po zhvillojnë me administratën grekoqipriote dhe që kanë për bazë turkofobinë.
“Përpjekjet e administratës grekoqipriote për të grabitur të drejtat e Turqisë dhe RTQV-së duke bashkëpunuar me udhëheqjen e gjeneralit puçist, Haftar, i cili lufton kundër qeverisë së njohur botërisht në Libi, janë një pozitë e papranueshme”, vlerësoi ai.
Pasi nënvizoi se po i ndjekin nga afër zhvillimet lidhur me gjeopolitikën e Mesdheut Lindor, kryeministri turkoqipriot vuri në pah se bashkë me Ankaranë janë maksimalisht të vendosur dhe të përkushtuar për të mbrojtur interesat kombëtare e strategjike.
Referuar vizitës së realizuar të shtunën në Qipron Greke nga Aguila Saleh Issa, Kryetar i Asamblesë së Përfaqësuesve të Libisë në qytetin lindor Tobruk të mbështetur nga Haftari, Kryeministri Tatar theksoi se ajo ishte antiturke dhe demonstroi nevojën për të vlerësuar thellësisht politikën e jashtme të RTQV-së.
“Vizita në fjalë, të cilën e ndoqëm me shqetësim, tregoi edhe një tjetër herë domosdoshmërinë për vlerësuar diametralisht qasjen tonë për problemin qipriot dhe politikën tonë të jashtme, me një kuptim që e sheh Mesdheun nga njërin skaj në tjetrin”, u shpreh ai.
Tatar potencoi gjithashtu se dy memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara ndërmjet Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi (GNA), njëri për kufizimin e zonave të juridiksionit detar në Mesdhe dhe tjetri për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, janë “gur kilometrik” në aspektin e hedhjes në erë të planeve që synojnë Turqinë në gjeopolitikën e Mesdheut.


