Kryeministrja finlandeze lë samitin e liderëve të BE-së, vetizolohet pas kontaktit me një të prekur me COVID-19

Mos i humb

Pas largimit të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen nga samiti i liderëve të BE ditën e djeshme për tu vet izoluar, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin gjithashtu njoftoi se do të karantinohej pasi kishte qenë në kontakt me një ligjevënës i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

Finlanda me kërkesën e saj në Samit do të përfaqësohet nga kryeministri suedez Stefan Lofven.

Deri më tani, katër pjesëmarrës të Samitit janë karantinuar për shkak të COVID-19: Ursula von der Leyen, Josep Borell, Sana Marin dhe kryeministri polak Moraëieck.

Mbledhja në ditën e dytë  e Këshillit Evropian do të ketë si fokus situatën në Afrikë dhe politikat që duhn ndjekur në raport me Turqinë dhe Rusinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit