Kryenin vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohen dy të rinjtë që bënin “kërdinë” në Lezhë

Mos i humb

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ata janë identifikuar me inicialet J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” shtetasi L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet në zonat e Lezhës, dyshohej së mbanin armë në automjet dhe dyshohej se do kryenin vjedhje, forcat blu kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të qytetit Lezhë, në afërsi të një vile, shërbimet e Policisë “Shqiponja “kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin J.B. dhe pasagjerë shtetasit L.Xh., e L.Gj., Policia gjeti një armë zjarri automatik, 90 fishekë dhe sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit ” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “, kryer nëbashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit