Kryeparlamentari Veseli takoi ministrin e Jashtëm të Turqisë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Kryeparlamentari Veseli dhe ministri i Jashtëm turk, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar.

Duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij.

Kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit