Kryeprokurori i Speciales viziton Kosovën

Mos i humb

Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga kjo prokurori.

Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou. Ai e filloi detyrën më 11 shtator. Smith është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Schwendiman, që e lëshoi detyrën e kryeprokurorit në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 “Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë”.

Ani pse është ligjërisht funksionale për më shumë se një vit, asnjë aktakuzë nga kjo Prokurori nuk është dorëzuar në Gjykatën Speciale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit