Kryesia e LDK-së përfundon mbledhjen, Haziri tregon kushtin e LDK-së koalicionin me VV-në

Mos i humb

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet në takime intensive si brenda strukturave, por edhe me partnerët e ardhshëm të koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur marrëveshje politike, e cila të hënën i jep republikës tonë ekzekutivin e ri.

Haziri pas takimit të një pjese të kryesisë së LDK-së, ka thënë se gjasat më të mëdha janë që Kosova të ketë ekzekutiv LVV-LDK, dhe një përfaqësim ku LVV e udhëheq qeverinë dhe LDK kuvendin.

“Kryearti i LDK-së ka zhvilluar konsultime ditore, ne do të vazhdojmë përpjekjet në takime intensive edhe brenda strukturave, edhe me partnerët e ardhshëm të koalicionit VV-në për të arritur marrëveshje politike, e cila të hënën i jep republikës tonë ekzekutivin e ri me mandatarin e nominuar nga presidenti. Edhe më tutje po angazhohemi që kjo marrëveshje të jetë e balancuar dhe i akomodon partitë e mëdha që më hap rrugën mandej mandatarit me krijua koalicion edhe me partitë e pakicave, që nuk përfshin listën serbe po përfshinë komunitetet e pakicave etnike jo serbe. Angazhimet tona janë të vazhdueshme që kjo marrëveshje ta ndan rolin tonë në kuvend sa i përket LDK-së, në mënyrë që ekzekutivi dhe Kuvendi të koordinohen në zbatimin e praktikave programore. Finalizimi i kësaj marrëveshje bie mbi përgjegjësinë e dy subjekteve politike, respektivisht dy liderëve dhe ky angazhim është në funksion të saj”, tha ai.

Haziri tha se edhe më tutje kanë nevojë të diskutojnë rreth çështjes së kryeparlamentarit. Sipas tij, ende nuk është përballuar ky dallim.

Sa i përket asaj se a do të ketë takim sot me LVV, Haziri tha se ende nuk ka një takim të konfirmuar, por që tha se do të njoftojnë mediat posa të caktohet një takim.

Ai tha se nuk do të ndalen përpjekjet deri të hënën që të arrihet një marrëveshje mes dy partive.

“Gjasat më të mëdha janë që Kosova me pas ekzekutiv dhe përpjekjet nuk kanë me munguar. Ne gjithmonë po flasim për një ekzekutiv LVV-LDK, dhe një përfaqësim ku LVV e udhëheq qeverinë dhe LDK kuvendin”, tha ai.

Lutfi Haziri: Nuk ka marrëveshje, nëse nuk e marrim kryeparlamentarin

Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Koosvës, Lutfi Haziri ka thënë se ka një angazhim maksimal për arritjen e një marrëveshje me Vetëvendosjen. Ai ka thënë se po punohet që të ketë balancë në ndarjen e pushtetit.

Haziri thotë se gjasat janë të mëdha që të ketë koalicion.

Sipas tij pritet të ketë takime ndoshta edhe sot dhe deri të henën takime inessive për finalizimin e amrrëveshjes. Nënkryetari i LDK-së ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja do ta ketë kryeparlamentarin dhe se po disutohet edhe për cështje tjera brenda qeverisë.

“Gjithmonë po flasim për një angazhim ku VV e udhëheq qeverinë, ndërsa LDK e udhëheq Kuvendin”, tha ai.

***

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se po angazhohen për marrëveshje të balancuar. Ka kërkuar nga Albin Kurti të mos e fusë Listës Sprksa në Qeveri.

“Ky angazhim është në funksion të arritjes së marrëveshjes”, ka thënë Haziri.

Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se s’ka marrëveshje me Vetëvendosjen pa u balancuar pushteti në Parlament. Tek kur të arrihet marrëveshja për të liruar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Haziri ka paralajmëruar mundësinë e votimit të Qeverisë Kurti.

“Edhe më tutje kemi nevojë me diskutu. Nuk është përballu ende ky dallim. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike”, ka thënë ai.

“Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se deri të hënën mund të arrihet marrëveshja dhe të formohet Qeveria e re.

ImageFOTO GALERI
Marrëveshja me Vetevendosjen, flet Vjosa Osmani, tregon detajet e fundit

​Deputetja e LDK Vjosa Osmani ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës.

Ajo tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë.

Osmani: Për të gjitha çështjet do të deklarohemi pasi të përfundojë takimi

“Natyrisht për përgatitjet për seancën e së hënës, është evidente që për atë punë. Për të gjitha çështjet do të deklarohemi pasi të përfundojë takimi, sepse kemi sot takim konsultativ për këto tema të cilat po iu interesojnë edhe juve. Në momentin që kemi vendime edhe rezultate nga ky takim natyrisht që do t’iu informojmë”, tha ajo.

E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga kryeparlamentari, Osmani tha se nuk dëshiron të lëshohet më detaje të tillë.

Osmani: Përpjekjet për marrëveshje me VV-në janë intensive

“Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha ajo.

Sa i përket orë se kur do të mbahet takimi mes LDK dhe LVV, ajo tha se kur ta kuptojë do të njoftojë.

***

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbërritur në selinë e partisë për takimin konsultativ me anëtarët e tjerë.

Ajo tha se ky takim po mbahet pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me VV-në.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen. E tëra çfarë mund të them është se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”.

Osmani po ashtu ka konfirmuar se më vonë do të ketë takim edhe me Vetëvendosjen.

Po ashtu në seli ka shkuar edhe nënkryetari tjetër i partisë, Agim Veliu.

Isa Mustafa mbledh partinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka mbledhur anëtarë të partisë në selinë qendrore.

Kjo mbledhje vjen dy ditë para mbajtjes së seancës për votimin e kabinetit qeveritar nga i mandatari për kryeministër, kreu i VV-së, Albin Kurti.

Një dite më parë në medie u raportuar se gjatë vikendit do të ketë marrëveshje nga këto dy parti politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit