Kryetari i Avokatëve të Turqisë i tërheq vërejtjen Kosovës në lidhje me organizatën terroriste FETO

Mos i humb

Kryetari i dhomës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha sot se dje është shkelur Kushtetutta dhe ligji me rastin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq nga institucionet e Kosovës.

Havolli tha se më brengosëse janë deklarimet e krerëve që kanë dhënë deklarata kontradiktore për arresimin.

“Konventa Evropiane, neni 6, garanton të drejtën për proces të rregullt e këtë e garanton edhe Kushtetuta e Kosovës dhe çështja e mos respektimit për procesin e rregullt dhe deportimi i tyre është shqetësim për ne si avokati”, tha Havolli pas një takimi që pati me kryetarin e Unionit të Odave të Avokatëve të Turqisë Metin Feyzioglu.

Kryetari i Odës së Avokatëve tha se nuk kanë asnjë informacion dhe kjo siq tha ai ka qenë befasi e madhe edhe për ta.

Ndërsa duke folur në lidhje me arrestimin e shtetasve nga shteti i tij, Feyzioglu ka thënë se është përgjegjës që t’ia tërheqë vërejtjen Kosovës kundrejt organizatë së Fethullah Gulen.

Ai nuk ka komentuar mënyrën e depërtimit të shtesasve turq duke thënë se nuk e njeh atë sistem./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit