Kryetari i FRI nis vizitën në Kosovë, takohet me drejtorin Ekrem Simnica

Mos i humb

Në kuadër të përgatitjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me qendër në Zvicër z.Lulzim Lecaj ka nisur turin e vizitave në të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame z. Lulzim Lecaj  ka zhvilluar sot një takim zyrtar me drejtorin e Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës z. Ekrem Simnica. Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe miqësor të zhvilluar në zyrën e z.Simnica, Kryetari i FRI -së z.Lulzim Lecaj shprehu dhe promovoi aktivitetin e deritanishëm të fondacionin që ai drejton, i cili vepron në të gjithë territorin e zvicrës.

Ndër të tjera z.Lecaj në këtë takim thesoi se fondacioni i themeluar në vitin 2002 ka kryer veprimtari të ndryshme humanitare, fetare dhe kombëtare të bazuara në aspektin humanitar, në ndihmat e vazhdueshme që ka orfuar për bashkëatdhetarët në Kosovë, shqipëri dhe maqedoni.

Gjithashtu z.Lecaj përmendi edhe aktivitetin në rritje në botimin e mjaft librave në gjuhën shqipe, duke përmendur si kurorë të tyrin “Tefsiri i Ibën Kedhiri”. Më pas z. Lecaj gjatë bisedës ka përmendur edhe aktivitetet në fushën e medias duke thënë se media Rtv Islam si një projekt i cili ka koontribuar dhe koontribuon jo vetëm në Zvicër ku jetojnë mijëra shqiptarë por edhe në trojet tona duke dhënë kontributin e tij në organizimin e dhe orientimin e dispozitave fetare dhe jetës fetare të mjaft besimtarëve dhe njërzve të thjeshtë kudo në botë.

Nga ana tjetër z.Lecaj përmendi edhe aktivitetin që kryen FRI në Zvicër duke bashkëpunuar me të gjithë bashkëatdhetarët të cilët jetojnë atje. Një pjesë e rëndësihme e aktivitetit të FRI- së është Xhamia, e cila ndodhet në Seebach që me aktivitetin me aktivitetin e saj të përditshëm ofron për besimtarët muslimanë jo vetëm një ambient faljeje por edhe një ambient ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe, edukatën fetare dhe aspekte të ndryshme që ju shërbejnë atyre për të njohur fenë, Zotin, vendlindjen dhe prejardhjen e tyre, për të dashuruar dhe vepruar në kuadër të të asaj që shteti i zvicrës ju ofron të gjithë njerzve pa dallim feje, race dhe ngjyre si dhe për të kontribuar në shtetin e ri të zvicrës.

Nga ana e tij z.Ekrem Simnica në fjalën e tij gjatë bisedës përmendi një aspekt të rëndësishëm përsa i përket zhvillimit të jetës fetare të Bashkësisë Islame të Kosovës me në krye z. Naim Tërnava i cili i ka orientuar dhe orienton drejtorinë që ai drejton që të bashkëpunojnë ngushtë me diasporën.

Ndër të tjera z. Simnica promovoi aktivitetin e dhe parapërgatitjet që po bejnë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe i kërkoi z. Lecaj që së shpejti në vizitën e afërt që do të ketë në Zvicër të zhvillojnë një takim në ambientet e Fondacionit të Rinisë Islame për të diskutuar më tej format dhe mundësitë për të pasur një bashkëpunim të frytshëm midis Fondacionit të Rinisë Islame dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në fund të këtij takimi z.Lecaj e falenderoi z.Simnica duke i përcjellë atij të gjitha përshëndetjet e ngrohta të ktyesisë së Fondacionit të Rinisë Islame dhe duke uruar nëpërmjet z.Simnica z. Naim Tërnava dhe të gjithë stafin që ai punon, për një përgatitje sa më të ngrohtë për muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu Lutur Allahut që ta bekojë popullin shqiptar.

Kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame me qendër në Zvicër z. Lulzim Lecaj ishte i pranishëm në një vizitë edhe në medresenë Alaudin ku zhvilloi disa takime.

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit