Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi në Kodër të Trimave akuzon partitë politike .

Mos i humb

PrishtinëKryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi shkruan: Sot në seancën e kuvendit u dëshmua edhe njëherë që;

1. Kuvendi nuk ia di vendin vetes, e si i tillë e ka hak ta dominoj dhe pushtoj qeveria, kështu këtë kuvend e ka sunduar qeveria që nga paslufta, kuvendi ka qenë i dirigjuar nga kryeministrat.

2. Kuvendi është shëndrruar në arenën e shfryerjeve dhe sharjeve të deputetëve mes vete, e jo siç i takon, të jetë organi më i lartë kushtetues.

3. Edhe një herë u dëshmua ajo që kam thënë shumë herë që në Kosovë dominon bajraktarizmi individual. Presidenti në njërën anë si individ, kryeministri në anën tjetër po ashtu. Tani na doli edhe kryparlamentarja po njësoj si dy të parët.

Të gjtha këto në emër të popullit.

“Popull, poshtë institucionet, poshtë kushtetuta, poshtë ligjet, poshtë arsyeja, poshtë situata”. “RROFT BAJRAKTARIZMI “.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit