Kryetari i Parlamentit të Iranit, Larijani: SHBA është përgjegjëse për sulmet ndaj tankerëve të naftës

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, e ka cilësuar si “plotësues të sanksioneve ekonomike” akuzën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump ndaj Iranit lidhur me sulmin ndaj dy tankerëve të naftës në Gjirin e Omanit dhe akuzoi Washingtonin si përgjegjës për sulmin.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Larijani në adresimin para deputetëve në Parlamentin iranian ka thënë se “iniciativat e dyshimta kundër tankerëve në Detin Arabik janë situatë plotësuese të sanksioneve ekonomike”.

Ai ka rikujtuar se SHBA-të vendosën në objektiv anijet e tyre në afërsi të Japonisë për të krijuar armiqësi në Luftën e Dytë Botërore. Larijani pretendon se administrata e Washingtonit ka ndërmarrë një iniciativë të ngjashme pasi nuk ka arritur rezultate nga sanksionet.

Presidenti i SHBA-ve, Trump, duke folur mbi marrëdhëniet SHBA-Iran në një program në kanalin televiziv Fox News në lidhje me sulmet në fjalë kundër tankerëve tha se “Irani e bëri këtë. Ju e dini këtë sepse e keni vërejtur gomonen”.

Drejtori i Përgjithshëm i Porteve dhe Marinës në Hormozgan, Allahmorad Afifipour tha se ekuipazhi i anijes çisternë të naftës Front Altair është dërguar mbrëmë nga qyteti Bender Abbas i Iranit për në Dubai.

Afifipour tha se ekuipazhi prej 23 personash përbëhej nga 11 rusë, njëra prej tyre femër, 11 filipinas dhe një me origjinë gjeorgjiane.

Ai tha se tankeri i naftës Front Altair dje ka dalë nga vëzhgimi i Iranit pasi ka lëvizur drejt ujërave territoriale Khor Fakkan-Fuxhejre në afërsi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Tankerët e naftës “Front Altair” dhe “Kokuka Courageous” gjatë lundrimit të tyre në ujërat e Gjirit të Omanit të enjten kërkuan ndihmë nga flota amerikane me arsyen se ishin sulmuar. Anija çisternë “Kokuka Courageous” që transportonte produkte të naftës për në Singapor dhe Tajlandë në sulm pësoi dy goditje dhe ekuipazhi i saj prej 21 personash ishte evakuuar.

Qeveria e SHBA-ve akuzoi Iranin në lidhje me sulmin ku dhe publikoi pamje me pretendimin e një gomoneje që i përkiste Gardës Revulucionare të Iranit që po mblidhte minat e pashpërthyera nga tankeri.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif për sulmet akuzoi SHBA-të se po ndjekin “një diplomaci sabotuese”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit