Kryetari i Suharekës flet për gjendjen pas vërshimeve: Ka edhe të lënduar

Mos i humb

Gjendje e jashtëzakonshme ka qenë gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Suharekës. Shumica e fshatrave dhe qyteti kanë qenë nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ka thirrur shtabin emergjent ku do të formohen komisionet që do të merren me vlerësimin e dëmeve.

Ai ka bërë të ditur se në orën 12:45 do të ketë një konferencë për media, ku do të jepen detaje më të hollësishme nga e gjithë kjo situatë.

“Situata ka qenë shumë alarmante. 50% e fshatrave dhe qyteti ka qenë nën ujë. E kam një konferencë për media në 12:45. Shtabin emergjent e kam thirrur në ora 12:00 ku do t’i marrim vendimet dhe do të formojmë komisionet, vlerësimin e dëmeve, dhe një komision emergjent aty për aty me dalë në terren me marrë masa”, tha fillimishti i pari i komunës.

Muharremaj ka bërë të ditur se nga përmbytjet ka edhe të lënduar.

Ai ka thënë se i lënduar ka mbetur shefi i zjarrfikësve të cilin e kanë dërguar në spitalin e Prizrenit.

“Ka të lënduar, është i lënduar edhe shefi i zjarrfikësve e kemi dërguar me ndihmë të shpejtë në Prizren. Falënderoj zjarrifkësit e Prizrenit dhe regjionit që kanë ardhur në orët e natës, dhe jemi kanë bashkë deri në orët e para të mëngjesit”, theksoi Bali Muharremaj.

Kryetari i komunës është zotuar se të gjitha masat e mundshme do të merren menëjherë, që situata të normalizohet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit