“Kudsi duhet të jetë qytet i paqes”

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Kishave të Malajzisë (CCM), Rev Herman Shastri, lidhur me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit”, theksoi se Kudsi duhe të jetë qytet i paqes.

Shastri në fjalimin e tij të Krishtlindjeve për të krishterët e Malajzisë, tha se “Edhe Palestina edhe Izraeli kanë të vërtetat e tyre për sa i përket Kudsit. Kudsi është një vend ku të gjitha religjionet kanë vlerat e tyre të përbashkëta. Prandaj Kudsi duhet të jetë qytet i paqes”.

Ai më tutje duke bërë thirje për sens të përbashkët, u shpreh se “Politikanët duhet të hedhin hapa në lidhje me Kudsin duke mos e dëmtuar procesin e paqes mes Palestinës dhe Izraelit. Çështja e Kudsit duhet zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe paqësore”.

Shastri gjithashtu tha se shumë kisha mbështesin rezolutën e pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit