Kultivimi i drogës në Frashër të Përmetit, në pranga punonjës policie si dhe kryeplaku

Mos i humb

Zgjerohet rrethi i personave të përfshirë në çështjen e kultivimit të kanabisit në Përmet.

Zgjerohet rrethi i personave të përfshirë në çështjen e kultivimit të kanabisit në Përmet. Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga kryeplaku i Frashërit në Permet Klodjan Mustafa, 43 vjeç.

Arrestimi i tij u pasua me një tjetër veprim nga ana e Prokurorisë së Përmetit, për detyrim paraqitje inspektorët e Policisë së zonës së Frashërit, Dhimitër Shyti, dhe Maltin Dalilaj.

Ndërkaq, po detyrim paraqitje është vendosur edhe për inspektorin e Zonave të Mbrojtura në Përmet, Joan Amallanin. Të gjitha këto veprime ndaj uniformave blu, janë ndërmarrë pas sinjalizimeve nga SHÇBA E Vlorës.

Kjo është shoqëruar po dje me pezullimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza, ndërsa mbahet në arrest shtëpie, ish-shefi i krimeve të rëna të Komisariatit të Përmetit, Shpëtim Makashi. Në vend të Gjokazës është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policisë së Kriminale në Përmet. Ne komisariatin e policisë Përmet procedohet shefi i komisariatit, ish-shefi i krimeve dhe specialistë policie të zonës sepse dyshohen të jenë te përfshirë në evidentimin e një parcele kannabis.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit