Kultivuan lëndë narkotike në lumin Drin, 4 të arrestuar në Dibër

Mos i humb

4 persona kanë rënë në prangat e policisë pasu kishin kultivuar kanabis në bregun e lumit Drini i Zi. Të arrestuar janë Bujar Tanushi, 35 vjeç; Edmond Tanushi, 37 vjeç; Rrahman Tanushi, 27 vjeç dhe Fitim Tanushi, 23 vjeç, të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

Informacion- Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

Bujar Tanushi, 35 vjeç;
Edmond Tanushi, 37 vjeç;
Rrahman Tanushi, 27 vjeç;
Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit