Kundër shembjes, artistët prezantojnë projektin e tyre për teatrin

Mos i humb

Artistët kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria për një gjë të tillë, duke mbështetur variantin e rikonstruksionit, e jo atë të shembjes.

Arkitekti Vladimir Bregu tha se projekti është një kompromis mes stilit të arkitekturës ekzistuese dhe një godine të re. Arkitekti tha para komunitetit të artisteve se midis dy teatrove do të krijohet një glob kristali. Ai e cilësoi një kompleks teatror me xham transparent.

Përparim Kabo, një prej mbështetësve të kauzës për mos shembjen, përveçse ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar bëri thirrje edhe për mos prishjen e teatrit të kukullave, pasi edhe ajo përfaqëson histori, duke qenë godina e parlamentit të parë shqiptar.

“Nëse Teatri Kombëtar shembet, nga ministrja e Kulturës dhe kryeministri, parlamenti dhe shoqëria nuk mund të heshtin, media s’mund të bëjë lojëra të dyfishta. OJF-të që marrin paratë e donatorëve, të mos fshihen vrimave, por të vijnë këtu të mbrojnë teatrin e kombit. As teatri i kukullave të mos shembet, sepse është godina e parlamentit të parë shqiptar. Në një vend ku shembet godina e parlamentit të parë kthehet mbretëria” u shpreh Kabo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit