“Kundërshtarët s’i zgjedhim dot”, Rama: S’ua plotësojmë dot dëshirën që mos të flasim për ta. Për një gjë PD nuk gënjen

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama nga Bylisi është ndalur sërish tek fushata e PD-së, që sipas tij po rrezikon jetën e qytetarëve, duke krijuar vatra infektimi me COVID.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se kundërshtarët nuk i zgjedhin dot.

“Është ndeshje e rëndësishme 25 prilli. Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga dy mandate. Vijmë nga një mandat dhe një luftë që nuk ka përfunduar.

Kjo luftë do të kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë. Një tërmet shkatërrimtar dhe një tjetër tërmet tronditës për të gjithë botën. Jemi në avantazh sepse po kryejmë vaksinim masiv. Shumë shpejt do të dalim nga ky tunel sfilitës. Mandati i dytë ka qenë i thyer në mes nga kjo luftë në dy fronte.

Dhe kur sheh ata që duan të vijnë në krye të vendit flasin sikur këto nuk ekzistojnë, e janë munduar që t’i bëjnë aleatë duke arritur në barbarinë e përhapjes së panikut për vaksinën. Atëherë për çdo njeri të arsyeshëm zgjedhja është e qartë.

Ne të çojmë deri në fund këtë luftë dhe ndërkohë të mbarojmë punët që kemi nisur, disa janë vonuar prej kësaj lufte. Në atë nivel ku e meritojnë të gjithë. Një udhëheqje nuk është për të shkuar pas njerëzve, por për t’i drejtuar në rrugën e duhur. Udhëheqja e tyre i ka çuar shqiptarët në qorr sokak.

Po çon në qorr sokoak dhe njerëzit e tij më fanatik. Në çfarë qorrsokaku, në atë të përballjes me plagë dhe mos e dhëntë Zoti me humbje jete. Kjo nuk është fantazi, është eksperiencë e hidhur e vendeve të tjera.

Mjaftojnë të kujtojmë se çfarë iu ndodhi marshuesve në Mal të Zi, ku humbën jetë. Ata janë ata që janë, nuk i zgjedhim dot ne. Në demokraci nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Nga ana tjetër s’ua plotësomë dot dëshirën që mos të flasim për ta.

Do flasim për ta, për sa kohë që ka mundësi që njerëzit e arsyeshëm të dëgjojnë dhe kuptojnë. Janë disa që na thonë; ç’keni ju me ata, por ju ku e keni programin. Programi ynë është vizioni, karakteri ynë.

Ne kemi një plan se çfarë do të bëjmë në çdo sektor. Kemi një plan veprimi për punët në vazhdim dhe për mbështetjen që do ua japim të gjithëve. Një nga të paktat gjëra që PD nuk gënjen është taksa e sheshtë 9%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit