Kungulleshka të Mbushura në Kos e Hudhra – Shije e Përsosur

Mos i humb

Greva e urisë së naftëtarëve, Kryemadhi letër publike SPAK-ut e Prokurorisë: Hetoni përgjegjësit!

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë një letër publike drejtuar institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend, në lidhje me...

Çka deklaroi në gjykatë Labinot Gruda, i dyshuar për vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i Kosovës?

I dyshuari për transaksionin e paligjshëm mbi 2 milionë euro nga Thesari i Kosovës, Labinot Gruda. ka deklaruar në gjykatë se ndihet...

Ulen çmimet e perimeve/ Fermerët në Kosovë: Pandemia nuk e uli kërkesën

Liridon Bekteshi nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë po bën vjeljen e parë të specave të rritur në serë, çmimi i të cilëve...

Afganistan, 20 pjesëtarë të sigurisë humbin jetën në një sulm të talibanëve

Të paktën 20 pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm nga militantët talibanë në pikën ushtarake në rrethin Hashrud të provincës...

Një kombinim fantastik i shijes dhe shëndetit të mirë.

Me shije të mrekullueshme dhe fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe thjeshtë.

Amvisat janë mësuar të përgatisin kungulleshkat e mbushura plot shije port ë kombinuara me salcë kosi e hudhra shija e tyre bëhet edhe më mahnitëse.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së kungulleshkave të mbushura dhe të servirura në kos e hudhra.

Përgatitja e Kungulleshkave të Mbushura në Kos e Hudhër

Përbërësit

1 kg kungulleshka

250 gr oriz

250 gr mish i grirë

4 thelpinj hudhër

1 kokërr qepë

Piper i zi

Piper i kuq

Nenexhik

Kripë

1 vezë e rrahur

420 gr kos

¼ e filxhanit të çajit me vaj ulliri

Përgatitja

Pastroni dhe thani nga uji kungulleshkat.

Përmes një thike largoni pjesën e bishtit dhe mundohuni me një lugë të vogël të hiqni pjesën e brendshme të tulit duke u kujdesur që të mos prishni formën e kungulleshkave.

Pjesën e tulit të kungulleshkave, grijeni në kubikë të vegjël.

Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që të kaurdisni në një tenxhere të vendosur në zjarr, qepët e grira hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave të prera hollë gjithashtu.

Kaurdisini derisa volumi i tyre të bjerë e më pas shtoni mishin e grirë, kaurdisini për disa minuta, shtoni orizin, erëzat dhe kripën.

Vijoni t’i kaurdisni.

Më pas, me këtë masë mbushni kungulleshkat duke u kujdesur që të mos I mbushni plotë pasi gjatë gatimit orizi shton masën e tij.

Pasi t’i keni mbushur të gjitha kungulleshkat, vendosini me rradhë në një tenxhere, hidhni ujë të ftohtë derisa të mbulohen, shtoni pak kripë, vendosini sipër një pjatë në mënyrë që kungulleshkat të mos qendrojnë në sipërfaqe.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni përreth 45 minuta apo edhe një orë derisa kungulleshkat të jenë gati.

Ndërkohë, hidhni kosin në një tigan, shtoni vezën e rrahur, shtoni gjithashtu niseshtenë (të holluar me pak ujë) dhe nisni t’i përzjeni pa ndërprerje me një lugë druri prreth 15 minuta.

Kur kungulleshkat të jenë gati, largojini nga zjarri dhe pas një minuti shtojini përsipër salcën e përgatitur me kos, kur ta servirni spërkateni me pak hudhra të shtypura dhe nenexhik të grirë hollë.

Shoqërojeni këtë gatim special me sallata të freskëta të stinës, turshi të ndryshëm, bukë të thekur por edhe perime të ndryshme të pjekura apo të marinuara.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati për 2 milionët e Thesarit janë anëtarë të Nismas

Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër...

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

“Kemi 3-4 muaj sfidë”, ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek...

Çaji Që Nuk Duhet Ta Ndani në Ditët e Ftohta

Trëndafili i Egër çmohet për vlerat e tij kurative për shëndetin e gjithë organizmit. Stina e vjeshtës dhe ajo...

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve të BKH-së, ambasada e SHBA: Procesi i vështirë, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë

Mbyllet një tjetër fazë për përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se dje përfundoi procesi i testit për aftësitë...