Kurti: As sovranizimi shtetëror dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke iu referuar statistikave për eksportin dhe importin e mallrave, ka thënë se tri reformat drejt shtetit zhvillimor siç është Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore, të cilat i kanë prezantuar si Lëvizje, janë rruga e duhur dhe zgjidhja e vetme.

Ai duke publikuar shifrat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor të vitit që shkoj, ka shkruar në facebook se me këto shifra që janë për pasqyrë në vigjile të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, as sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk shkojnë.

Komenti i plotë i Kurtit:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar për muajin dhjetor 2017 u rrit për 8.5% në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2017 kishte vlerën 29,4 milionë €, ndërkaq importi 297,3 milionë €. Kësisoj, raporti eksport/import është veçse 1/10!

Në dhjetor të vitit 2017 eksportet e Kosovës në Shqipëri ishin dyfish më të mëdha sesa në Maqedoni dhe trefish më të mëdha sesa në Serbi ose Mal të Zi. Në anën tjetër, importet e Kosovës ishin mbi katër herë më të mëdha nga Serbia sesa nga Shqipëria.

Ja se çfarë shifrash kemi për pasqyrë në vigjile të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës! As sovranizimi shtetëror, as zhvillimi ekonomik dhe as patriotizmi nuk e kanë kështu.

Tri reformat drejt shtetit zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) të cilat i kemi prezantuar dhe shpjeguar në prag të fushatës së zgjedhjeve paralamentare të 11 qershorit 2017, janë rruga e duhur dhe zgjidhja e vetme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit