Kurti fton mërgatën që të regjistrohet për të votuar

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar me postë në zgjedhjet e 6 tetorit, nëse fizikisht nuk mund të vijnë në Kosovë atë ditë.

Kanë mbetur edhe 3 ditë deri në afatin e fundit për ta bërë këtë.

Sipas Kurtit bëhet fjalë vetëm për katër minuta kohë për secilin shqiptar të jeton jashtë Kosovës që të regjistrohet dhe të mund të votojë.

Ky është postimi i plotë i Vetëvendosjes:

Mërgata e bën ndryshimin.

Nëse nuk keni mundësi që të vini, ju mund të regjistroheni për të votuar me postë.

Për ata që do të votojnë nga jashtë Kosovës, kanë mbetur vetëm edhe më pak se 3 ditë deri në afatin e fundit të 10 shtatorit për t’u regjistruar si votues.

Ju që keni shtetësi (dokumente) të Kosovës, regjistrohuni.
Edhe ju që nuk keni shtetësi, por që keni lindur në Kosovë, regjistrohuni.
Nëse keni së paku njërin prind të lindur në Kosovë apo shtetas të Kosovës, regjistrohuni.

Ju lutem vizitoni faqen e KQZ-së në internet, http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votues…/votimi-me-poste/.

Për informacione shtesë ju lutem të kontaktoni me pikat tona kontaktuese në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi, Angli, Norvegji, Finlandë, Turqi, Francë, Australi dhe ShBA, ose na kontaktoni në njërin prej këtyre numrave në viber ose whatsapp:

+383 45 953 181
+383 45 953 186
+383 49 223 563
+383 49 633 904

Kemi po ashtu faqën mbështetëse në facebook “Mërgata Voton” ku mund të gjeni më shumë të dhëna.

Fletëvotimet për mërgatën bëhen publike nga 18 shtatori. Mirëpo, pa u regjistruar nuk mund të votoni nga jashtë Kosovës.

Prandaj, REGJISTROHUNI që pastaj të VOTONI!

Përzemërsisht me ju bashkatdhetarë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit