Kurti: Gjendja epidemiologjike ka filluar të normalizohet

Mos i humb

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se pas 50 ditës kur edhe u paraqiten rastet e para me koronavirus në Kosovë, ka filluar të normalizohet gjendja, por që ka kërkuar ende respektimin e masave.

Ai ka falënderuar të gjitha institucionet që ishin në vijën e parë të fronit, por edhe qytetarët që po i respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot janë bërë 50 ditë nga rasti i parë i virusit Corona në Kosovë.

Duke ju falënderuar Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcave policore, dhe të gjithë mjekëve, infermierëve, dhe vullnetarëve, gjendja epidemiologjike në Kosovë ka filluar të normalizohet, sidomos për shkak të vënies së masave më të fundit parandaluese të 15 prillit.

Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Corona. Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shërimeve, dhe si rezultat, numri i rasteve aktive ka marrë kahje të dëshiruar.

Si gjithnjë, vazhdojmë me kujdes dhe pa panik. Rreziku nuk ka kaluar ende. Por falë bashkëpunimit të të gjithëve, jemi në gjendje që të nisim lehtësimin gradual të masave në fuqi. Ju lumtë!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit