Kurti “godet” rëndë PSD-në: Nuk i keni as 2 për qind

Mos i humb

Partia Social Demokrate e Shpend Ahemtit nuk kanë më shumë se 2 për qind përkrahje popullore,

Kështu ka thënë lideri i VV-së Albin Kurti në një intervistë për portalin serb “istinomer”.

Ai në këtë intervistë ka folur për gjendjen politike aktuale në Kosovë. Për Hashim Thaçin thotë se nuk e ka përkrahjen e popullit e as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Flet edhe për Ramush Haradinajn e quan kryeministër të marrë me qera ndërsa qeverinë e tij të pakicës. Po ashtu për deputetët e PSD-së thotë se nuk kanë më shumë se 2% përkrahje.

“Deputetët që na braktisën ja morën vetes legjitimitetin, sepse sipas anketave nuk kanë më shumë se 2% përkrahje”.

Ai ka folur edhe për negociatat që Thaçi po i zhvillon me Vuçiqin.

“Thaçi kot negocion me Vuçiqin, sepse ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë në llogarinë tonë. Ai është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin.”

“Kancelarja Merkel në disa raste ka theksuar se Gjermania nuk e përkrahë ndërrimin e kufijve, e qëndrim të ngjajshëm kane edhe qeveria britanike dhe ajo franceze. Fjala është për shtete kyçe të BE-së që e kanë njohur Kosovën në kufijtë ekzistues. Duetin Thaçi-Vuçiq eventualisht e përkrahin qarqe të caktuara të së djathtës ekstreme”, thotë në intervistën për Istinomer, Albin Kurti, kryetar i VETËVENDOSJE!-s opozitare.

Ai vlerëson se idea e delimitimit mund të duket tërheqëse për disa rryma brenda BE-së, sepse Serbia duhet ta përmbushë artikullin 35 në negociatat për anëtarësim, që nënkupton definimin e territorit dhe të kufijve, mirëpo që Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj dhe nga interesat e saj jetike për shkak të Serbisë.

Përkujton që Serbia duhet ta njohë Kosovën, kurse në anën tjetër BE duhet që, për shkak të ruajtjes së paqes në tërë rajonin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, t’i anëtarësojë të gjitha vendet së bashku./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit