Kurti: Jemi duke i përmbushur zotimet ndaj qytetarëve, përfshirë luftimin e korrupsionit

Mos i humb

Kryeministri Albin Kurti gjatë lançimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se si qeveri janë duke i përmbushur zotimet dhe përgjegjësitë e dhëna ndaj qytetarëve, përfshirë luftimin e korrupsionit.

Mirëpo, ka theksuar se vonimi i rezultateve kundër korrupsionit bie në përgjegjësinë e partive opozitare.

“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar bie në përgjegjësinë e partive opozitare. Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë.

Është detyrë e jona që përmes reformës institucionale të ruajmë buxhetin shtetëror e të sigurojmë transparencë e duke fuqizuar edhe deklarimin e pasurisë për gjithë zyrtarët politik.

Zëri i qytetari duhet të dëgjohet nga të gjithë. Suksesi i strategjisë do të varet nga bashkëpunimi i të gjithë aktorëve”, deklaroi Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se, përmes kësaj strategjie synohet të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet.

“Po shënojmë një ditë të rëndësishme për të luftuar korrupsionin në vend. Përmes kësaj strategjie synojmë ta luftojmë korrupsionin në të gjitha anët, e cila nuk do të lë hapësirë për mosndëshkim. Këtë do ta arrijmë me përpjekjet tona, kjo kërkon angazhim dhe vullnet të palëkundur”, tha Murati.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit