Kurti: Korrupsioni luftohet kur prokurori nuk i frikësohet kryeministrit e as presidentit

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas ftesave e Gjykatës Speciale të dërguara në Kosovë, duke theksuar, kur Kosova është e zhytur në korrupsion, në vend se të kemi gjykata normale për dënimin e kriminelëve të paqes, na shfaqet Gjygjykata speciale që do të merret me “krimet” e luftës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar edhe perceptimet e gabueshme të qytetarëve për Gjykatën Speciale,  duke besuar se kjo gjykatë do të ndjekë penalisht krimet që lidhen me korrupsionin

Sipas tij, Kosova në këto momente ka nevojë për luftimin e korrupsionit, ndërsa ka shtuar se kjo luftë nuk bëhet me ngritjen e pagave të prokurorëve, por athet kur një prokurorë nuk i frikohet as kryeministrit e as presidentit.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Ndodhemi në javën kundër korrupsionit të një viti me përplot korrupsion si asnjë tjetër. Dhe, në vend se të kemi gjykata normale që akuzojnë, gjykojnë e dënojnë kriminelët e paqes, na shfaqet gjykata speciale që do të merret me ‘krimet’ e luftës. Sipas Raportit “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës” publikuar nga PAX, Holandë: “Keqinformimi rreth Gjykatës Speciale të Kosovës është i përhapur, meqë (për shembull) 35.4% të shqiptarëve dhe 18.9% të serbëve, që e konsiderojnë veten të mirinformuar rreth Gjykatës, gabimisht besojnë se ajo do t’i ndjekë penalisht krimet që lidhen me korrupsionin dhe kapjen e shtetit.”

Nuk do të rritet luftimi i krimit pse u rriten pagat prokurorëve. Duhet të rritet numri i prokurorëve të specializuar për krimin e organizuar e korrupsionin e lartë dhe përgatitja tyre, të rishikohet legjislacioni dhe të ristrukturohet prokuroria me prurje të reja edhe jashtë trajektores së parashikueshme që mbizotëron tani, si dhe të riorganizohet provimi i jurisprudencës për luftimin e kapjes së shtetit dhe krimit financiar. E kjo nënkupton fillimisht një a dy prokurorë që nuk i frikësohen kryeministrit e presidentit, zullumqarëve e mujsharëve të tjerë, por përkundrazi – ndjellin frikë tek ata!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit