Kurti: Më meritorët për ushtrinë janë ata që dhanë jetën për liri

Mos i humb

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas përfundimit të seancës së Kuvendit, para gazetarëve ka deklaruar se me votimin për transformimin e FSK-së në ushtri, Kosova ka bërë dy hapa të mëdhenj drejtë ushtrisë së re. Kjo është një fitore e madhe, ka thënë Kurti.

Kurti, gjithashtu ka kujtuar se është e domosdoshme që në vazhdim këtë avancim juridik ta ngrisim edhe në nivel buxheti, për ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës. Ai ka shtuar se më meritorët për këtë fitore janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit