Kurti: Me platformën për dialogun Qeveria pretendon shfajësimin e presidentit

Mos i humb

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë që insistimi i Qeverisë për plaftormën për dialogun e ardhshëm ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kujtuar se nesër bëhen 8 vite që prej momentit kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi.

“Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj. Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit