Kurti: Mos të lejojmë të na përçajë Serbia, të bëhemi bashkë për shtetin tonë

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur optimist se deputetët në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë do të gjejnë kompromis dhe të bëhën bashkë për intersat kombëtare nacionale e shtetërore. Sipas tij nuk duhët lejojm që Serbia të na hyjë në mes e të përçaj se kështu e dëmtojm shtetëndertimin.

 “Tani  ka ardhur koha për të menduar se cili është qëllimi ynë në raport me Serbinë? Nuk mund të pajtohemi me Serbinë nëse nuk pajtohemi me njeri tjetrin mbi raportet me Serbinë. Unë jam optimist që ne mund të bëhemi bashkë në Kuvendin e Kosovës. Unë jam optimist që ne mund të bëhemi bashkë në kuvendin e Kosovës. Jam optimist qe mund ta ndërtojmë një koncenzus shoqëror nacional e shtetëror. Është dëm i madh për shtet ndërtimin që neve në Kosovë na ka hyr Serbia në mes e na ka përça” ka thënë Kurti duke shtuar se kështu të bashkuar perms dialogut ti kërkohet Serbisë që ta heqë Kosovën nga preambula e Kushtetutës.

‘Mund të bëhemi bashkë në Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojmë që Serbia ta ndryshoj Kushtetutën aty ku thuhet që Kosova është pjesë e Serbisë” shtoj Kurti

Këto komente Kurti i bëri në konferencën e sotme për media ku foli për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai me këtë rast ka rreshtuar të gjitha dëmet të cilat i ka shkaktuar Serbia – Kosovës, ku sipas tij po i shkakton akoma dëme të pariparueshme dhe se ende nuk i ka kërkuar falje Kosovës për dëmet e bëra.

“Serbia i ka shumë borxh Kosovës. Serbia i ka mbet borxh pensionistëve të Kosovës e shumë të tjerëve. Ne ende nuk kemi një dokument zyrtar të Kosovës që ja parashtron kërkesat tona Serbisë. Njohja juridike e Kosovës, në përputhje me këtë Serbia duhet ta ndryshoj Kushtetutën e saj ku thuhet se krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë. Ende nuk ka kërkim falje edhe pas 20 vjet lufte”, tha Kurti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit