Kurti në Bratislavë: Ndërtesat komunale i përkasin Kosovës

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar së njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale, raporton KosovaPress.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratislavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vet në zyrë të kryeministrit dhe t’iu thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

“Ka koordinim me aleatët, por jo çdo herë pajtohemi për çdo gjë. P.sh, për sa i përket ndërtesave komunale, ato i përkasin Republikës së Kosovës. Mund të kuptoj se nuk mund të ketë shumë policë brenda apo para saj. Por para kësaj nuk duhet të ketë turmë të dhunshme jashtë dhe kemi parë se këta njerëz të dhunshëm që godasin me armë ndaj gazetarëve, KFOR-it dhe policisë… Pësa i përket këtyre komunave nuk mund të qëndroj në zyrën time si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri që nuk duhet të hyni në zyrat e juaja”, tha ai.

Kurti deklaroi se është duke u përpjekur që të gjejë një rrugëdalje për situatën në veri, derisa shtoi se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, por asnjëherë i frikësuar.

Sipas tij, kjo nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë, dy shina.

“ Më së pari të dalim nga kriza në veri që do të thotë sundim i së drejtës, turma ose kthehet në Serbi ose burgoset në Kosovë. Pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe normalizojmë situatën”, tha ai.

Duke folur për raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtar, Kurti tha se koordinohet vazhdimisht, por kjo nuk do të thotë se pajtohet për gjithçka.

“Bashkësia ndërkombëtare me konsensus të përgjithshëm ka pranuar procesin e zgjedhjeve dhe rezultatet e tij. Ka pranuar këta kryetar që kanë bërë betimin dhe si tash po i konteston këta kryetar kur duan të hyn në një objekt që është zyrtar dhe publik. Nëse bashkësia ndërkombëtare do të më thoshte mos bëjë zgjedhje se nuk ka rrethana duhet të angazhohemi në negociata ose e keni bërë procesin e zgjedhjeve, por ky rezultat nuk është i duhuri, ose i keni rezultatet por mos bëni betimit, atëherë do të flisnim për politikë. Tash politikisht po bëjë atë që po bëjë, jo nga pozita e fuqisë, por nga mungesa e fuqisë pasi nuk kam fuqi për të bërë diçka tjetër. Përndryshe nuk është e mundur për mua, pasi kam pas fuqinë më parë dhe jo tash, pasi po marr veprime juridike në bazë të ligjit”, shtoi ai.

Duke folur për marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, Kurti u shpreh kritik për moszbatimin e saj, me ç’rast tha se janë rikthyer në sindromin e vjetër, ku ka marrëveshje, por nuk zbatohen.

“Legjitimiteti, autoriteti e kredibiliteti i të trija palëve, 3+1 të them – Kosovës, Serbisë, BE-së e SHBA-së, po gërryhet duke e pasur një tekst e duke mos pasur zbatim. Një nga kritikat e mia më të mëdha ndaj paraardhësve të mi ishin se bënin këto marrëveshje, duke nënshkruar e duke mos u zbatuar ato. Marrëveshja e nënshkruar dhe zbatimi ishin dy botë krejt tjera. Shpresoja t’i sillnim më afër këto botë, në të njëjtin kontinent Evropë. Por, po kemi rikthim në sindromën e vjetër, ku kemi marrëveshje që nuk zbatohen”, tha Kurti.

Ai shtoi se misioni i NATO- s është i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit