Kurti në Pejë: Po bëjmë përpjekje që nga muaji maj të fillojmë gradualisht t’i kthehemi normalitetit

Mos i humb

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri priti ne takim Kryeministrin ne detyrë Albin Kurtin.

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri priti ne takim pune Kryeministrin ne detyrë Albin Kurti i shoqëruar nga Arben Vitia,Hykmete Bajrami dhe Emilia Rexhepi.

Siç njofton Komuna e Pejës, takimi kishte karakter pune për tu koordinuar rreth menaxhimit te kësaj situate me COVID-19.

“Ne si Komune kemi bere te gjitha përgatitjet dhe jemi si Shtab Emergjentë jemi ne monitorim te situatës. Përveç rasteve ne Llugagji me disa familjar nuk kemi raste tjera dhe dashtë zoti mos te kemitjerë”, tha nder te tjera Kryetari Muhaxheri.

Kryeministri ne detyrë Albin Kurti nder te tjera tha se si Qeveri dhe si ekip e menaxhimit te situatës po bëjmë përpjekje qe nga muaji maj te fillojmë gradualisht ti kthehemi normalitetit, nëse vazhdojmë edhe ne edhe qytetaret ti respektojmë rregullat e sidomos lëvizjet nëpër sheshe, parqe dhe markete.

“Bazuar ne menaxhimin e qëndrueshëm te situatës besoj se jemi ka fundi i maratonës dhe nuk bën te ndalemi. Me lejoni ti falënderoj mantel bardhët e Komunës se Pejës dhe Drejtorin, Loci për një përkushtim maksimal tuajin. Po ju njoftojmë se ne mungesë te numrit te mjaftueshëm te Mikrobiologëve dhe te Infektologeve, megjithatë po i bëjmë rreth 200 mostra gjatë 24 orëve me një punë efektive 24 orë pa pushim”, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ministria e Arsimit Hikmete Bajrami dhe Drejtori i Arsimit Besim Avdimetaj u dakorduan se po e bëjnë një pune te mirë dhe me përkushtim me mësimin Online përmes faqes E-mësimi dhe Zoom, qe po tregon efekt pozitiv, ekipet e eksperteve po i shqyrtojnë alternativat si te veprojmë me testet e arritshmerisë dhe atë te maturës për këtë vit shkollorë.

Drejtori i shëndetësisë Loci i falënderoj te gjithë për angazhimin sidomos te gjithë stafin e qendrave te mjekësisë familjare. Raportet janë te mira nga terreni, ka renë numri i te interesuarve për kontrolle te dyshimta. Në ne bashkëpunim me komunat e rajonit e monitorojmë edhe piken kufitare ne Kullë dhe udhëtimet grupore i dërgojmë ne Karantinë ne Konviktin e Studenteve.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Xhenet Syka paraqiti shqetësimin e Bizneseve te vogla dhe te mesme me qellim te përfshirjes ne pakon qeveritare.

Minstreja e MAPL Emilia Rexhepi falënderoj komunat për kujdesin ndaj rasteve sociale dhe sidomos ndaj Komuniteteve pakicë, me pako ushqimore dhe higjienike.

Rekomandim i përbashkët ishte kujdesi ne lëvizje nga qytetaret dhe u kërkua qe marketët te fillojnë dezinfektimin e kolicave me te cilat qytetaret bëjnë blerjet ,pas çdo përdorimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit