Kurti: Nuk kemi nevojë të hyjmë në dialog pa krye

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për “Alternativen e Vetëvendosjes për dialogun Kosovë- Serbi”. Ai nuk e përjashton nevojën që Serbia dhe Kosova të dialogohen por thotë ai se si Kosovë kemi nevojë për të ndërtuar një qëndrim konsensual institucional publik dhe me një strategji shtetërore karashi Serbisë.

“Kemi nevojë për një dialog për institucionet për shoqërinë civile dhe për mediat. Nuk duhet të hyjmë në dialog pa krye, kemi nevoje per dialog kombëtar për dialogun me Serbinë dhe dialog evropian për Serbinë, do te thotë duhet të bejmë dialog të brendshëm pastaj edhe evropian.Nuk kemi nevojë të hyjmë në dialog pa krye. Nuk guxojnë që normalizimin e marrëdhenieve me Serbinë të rrëmbëj  agjencia e shtetit të Kosovës. Kemi nevojë për të ndërtuar një qëndrim konsensual institucional publik dhe me një strategji shtetërore karashi Serbisë”, tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes, tha se Serbia ka nevojë të njohë Pavarësinë e Kosovës, dialogu me serbët është theksi kryesor.

“Kemi nevojë që  Serbia ta njohë Pavarësinë  e Kosovës dhe në bazë të asaj se çfarë ka ndodhur në të kaluarën të kemi edhe pendesën e saj si dhe kompensimin e atyre që kanë ndodhë gjatë luftës, pakica serbe ne Kosovë është shfrytëzuar nga Beogradi për amvisni. Si pikë e parë është dialogu me serbet, të largohet frika e cila është mbledhur dhe është përçarë, dialogu me serbet e kosovës është theksi kryesore. Dialogu i vjetër ka pasur tejet investim dhe pak kthim”, shtoi Kurti.

Kurti tha se njëra nga temat që ka marrë energji ka qenë çështja e dialogut me Serbinë, bisedimet dhe negociatat.

“Çështja e dialogut me Serbinë ka marrë shumë kohë, synimi i këtij dialogu përveç që nuk ka pasur fjalë të ndryshme ka pasur koncepte të njëjta.Përshtypja ime për fjalën e normalizimit të dialogut Prishtinë-Beograd dhe Bruksel ka keqkuptime të ndryshme nga njerëzit që kanë pasur domethënie të ndryshme sa i përket këtij dialogu”, tha Kurti duke shtuar se raporti mes dy vendeve në Bruksel dhe termat që janë përdorur nuk kanë qenë domethënëse.

Kurti tha se fraksionet që kanë ndodhur brenda këtyre palëve kanë dhënë fjalë të njëjta, çdo ditë që nuk kemi dialog me Serbinë është ditë e humbur.

“ Pse në Bruksel ka kaq shumë kuptimësi për termat që përdoren, është thënë se kjo është kreativ apo konstruktiv, por dialogun nuk mundesh të bësh proces. Lëvizja vetëvendosje konsideron se çdo ditë që skemi dialog me Serbinë është ditë e humbur, duhet të theksojmë atë që është e përbashkët mes nesh si mungesa e vendit të punës, mungesa e drejtësisë”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket çështjes së territorit, Kurti tha se Serbia është ajo që do të dëshironte shkëmbim territorial./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit