Kurti: Padrejtësi e papranueshme në Hagë! Duhet ndryshuar sa më parë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm. Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK kishte kryer një sulm të gjërë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.

Pas gjashtë vitesh proces gjyqësor në Hagë, Dhomat e Specializuara shpallën këtë të mërkurë, 16 shtator, verdiktin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendimi i shkallës së parë i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vite burgim, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite, duke e çuar totalin e dënimeve në 81 vite burgim. Ky aktgjykim mbetet i apelueshëm, duke hapur rrugën për një proces të mëtejshëm në shkallën e Apelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit