
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk beson se me këtë format bisedimesh Kosova do ta fitoj njohjen nga ana e Serbisë.
Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dështoj sepse po bënë “pazare” me Vuçiqin vetëm për hallin e tij që ka për Gjykatën Speciale.
Kurti mendon se Thaçi nga panika që ka së fundmi po përdor edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me takime në zyre të mbyllura.
‘Ai do të dështoj, ka hallë vetën e tij dhe Gjykatën Speciale që padrejtësisht na e ka imponuar si shtet, dhe nuk ec dot pazari i shkëmbimeve se siç e ka paraparë ai me Vuqiçin pa incidente në teren dhe pa e thyer Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këto nuk mendoj që do të ndodhin, prandaj në panik e sipër po mundohet qe të kompensohet me takime në zyre të mbyllura duke përdorur kryetarin e Kuvendit’, tha Kurti, mes tjerash në një intervistë për Kosova Post.


