Kurti për Haradinajn: Më shumë duket si ushtrues detyre sesa si kryeministër

Mos i humb

 

 

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është i bindur se asnjëherë me shumë sesa tani partia që ai drejton nuk ka qenë më e gatshme për zgjedhje, shkruan Kosova Post.

Ai madje mendon që qysh tani, zgjedhjet duhet të mbahen për faktin që siç tha ai kjo qeveri nuk është legjitime dhe e ka një kryeministër që me shumë luan rolin e ushtruesit të detyrës.

‘Unë besoj se vullneti i të gjithëve është të shkohet në zgjedhje. Kjo qeveri nuk është legjitime, sepse nuk e ka shumicën e domosdoshme. Ramushi më shumë po sillet si ushtrues detyre sesa si  kryeministër’, tha Kurti ,duke u shprehur i bindur se subjekti që ai përfaqëson nuk është aspak i dëmtuar, por qysh tani janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

‘Ne asnjëherë nuk kemi qenë më të gatshëm sesa tani për zgjedhje’ tha Kurti. /Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit