
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, ka reaguar lidhur me dështimin e diplomacisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Gjatë kësaj seance Kurti, tha se nuk mund të lobohet në Interpol me qasjen e një binznismeni dhe se të gjitha këto dështima kanë ndodhur si rezultat i politikës së dobët.
“Ma herët na kanë premtuar se Serbia do ta njohë Kosovën por askund nuk jemi. As antarësimini i cili është potencuar që do të ndodhë nuk e kemi, kjo nuk ka ndodhur pasi politika e jashtme është politikë e brendshme. Përfaqësuesit e politikës së jashtme lobojnë si tua dojë mendja. Nuk mund të lobosh me qasje biznismeni për INTERPOL”, u shpreh Kurti.
Tutje, ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të presidentit Thaçi, duke thënë se ai po tenton të shmang Kuvendin për të arritur marrëveshje me Serbinë dhe se po i njëjti është duke u munduar të bëjë grushtet.
“A e ka pyetur Kushtetuesen Hashim Thaçi, se a mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare e në anën tjetër të anashkalojë Kuvendin, kjo definitivisht paraqet intencë për grushtet ndaj Kosovës”, u shpreh Kurti./Kosova Post/


