Kurti “thumbon” LDK-në, thotë se LDK po i tutet PDK-së

Mos i humb

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti i ka bërë me dije kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani se ajo do jetë kryeparlamentare, ndërsa kryeministër do jetë vetë Kurti.

Ai ka treguar se me LDK-në ishin afër për tu bërë bashkë, por siç tha ai ata ishin të interesuar, por jo të gatshëm ngase kishin frikë nga PDK-ja.

‘Ajo do jetë kryparlamentare, unë do jem kryeministër. Ata nuk kanë qenë të gatshëm ta bëjnë marrëveshjen. Kanë qenë të interesuar e jo e gatshëm. Më shumë kanë frikë nga PDK-ja, sesa dëshira për Vetëvendosje’, tha Kurti.

Nuk jemi të kundërt me LDK, por kemi dallime. Negociatat nuk do jenë të lehta, me rendësi është sa do jetë diferenca në mes nesh dhe atyre. Nuk është kollaj, sepse kriza në Kosovë është shumë e thellë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit