Kurz “shuan” shpresën për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka konfirmuar se ende ka skepticizem tek disa shtete të BE-së sa i përket  liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Ka pasur vendim pozitiv nga Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian, mirëpo tash pritet vendimi edhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian. Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Kurz.

E në anën tjeter ,presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm,dhe sa më shpejt të ndodhë kjo aq më mirë për ta.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizjen e lirë. Ne kemi punuar shumë dhe sa më shpejt që ndodh aq më mirë është, prandaj ne do të punojmë me shtetet anëtare veç e veç. Shpresojë që në këtë drejtim të kemi edhe mbështetjen e Austrisë, po ashtu besojë që edhe shtetet anëtare të marrin vendimin e drejtë e që është në interes të qytetarëve të Kosovës.”, ka thënë Thaçi gjatë konferencës me kancelarin austriak Kurz./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit