Kusari-Lila: Miratimi i ligjit për paga dhe ligjit për dialogun, vendimet të bastarduara të Kuvendit

Mos i humb

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj vendimeve të Kuvendit për miratimin e Ligjit të Pagave, dhe Ligjin për dialogun, ndërsa i quan vendime të bastarduara.

Por, deputetja Kusari, në postimin e saj në Facebook, përveç kritikave në adresë të liderëve shtetëror, ajo ka një urim për shkollarët për fillimin e mësimit.

“Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës”, ja shkruar Kusari në Facebook.

Postimi i plotë i Kusari-Lila në Facebook:

Mirëmëngjesi Kosovë

Një javë të mbarë për të gjithë dhe në veçanti mbarësi për shkollarët tanë të cilët për tri javë ishin peng i politikës së keqe të Kosovës.

Fund e krye u malltretuan dhe pësuan si rezultat i secilit vendim të gabuar që u morr në këtë vend në të cilin e pësuan më të vegjlit.

Njëkohësisht, ju kërkoj ndjesë të gjithëve për banalitet dhe vendimet e bastarduara të Kuvendit të Kosovës. Prej abuzimit që u bë me ligjin e pagave e deri tek zyrtarizimi i delegacionit shtetëror për dialogun, i cili nuk bëri asgjë më shumë përveç se forcoi pozitën e Thaçit në dialog.

Uroj qē shkollarët të mos e kenë humbur besimin në dije, shkollë dhe punë.

Mbi të gjitha uroj të mbajmë besimin se do të bëhet mirë në Kosovën e lirë ✌️

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit