Kusari Lila për thirrjen e mbledhjes nga Haradinaj: Po e shkelë ligjin, ai është vetëm kryetar i AAK-së

Mos i humb

Pas vendimit skandaloz e të jashtëligjshëm të kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj për të thirrur një mbledhje të qeverisë, ka reaguar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.

Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e quan të jashtëligjshëm takimin e paraprarë për nesër në ora 14:00, pasi kryeministri kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.

Ajo thotë se nga ai moment, Haradinaj nuk ishte më kryeministër por vetëm kryetar i partisë së tij, AAK-së, dhe qytetar i thjeshtë, përcjell Periskopi. Ish kandidatja për kryeministre më tej shton se ish kryeministri Haradinaj duhet të shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij ligjor për gabimin e bërë me këtë rast, e i cili invokon pasoja juridike.

Ky është statusi i plotë i Kusari Lila:

Jashtëligjshmëria e mbledhjes së Qeverisë

Nesër, në ora 14:00 është ftuar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ish – Kryeministri i Kosovës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post ditë më parë.

Rrjedhimisht, ai që nga momenti kur ia “dorëzoi” popullit mandatin, ish – Kryeministri është vetëm kryetar i partisë së tij dhe qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës dhe i pushojnë të gjitha obligimet dhe përgjegjegjësitë e detyrës që mban, përfshirë edhe shkuarjen në zyre dhe vazhdimin e obligimeve të Kryeministrit.

Para se të hyjë nesër në ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Qeverisë, ish Kryeministri të lirojë URGJENTISHT nga detyra këshilltarin e tij ligjor dhe të angazhojë një tjetër i cili do ta mbrojë kur të ballafaqohet me pasojat ligjore të mbajtjes së mbledhjes së jashtëligjshme dhe abuzimit me detyrën të cilën vullnetrisht e dorëzoi.

Nëse ka planifikuar ish-Kryeministri të vazhdojë fushatën politike me resurset e shtetit të Kosovës të cilat i përdori deri më tani, është gabuar rëndë.

Qeveria është e shkarkuar vullnetarisht dhe me të edhe krejt të emëruarit e saj. Shkoni në shtëpi dhe mos e ngarkoni shtesë veten me shkelje, se deri më tani keni bërë mjaft.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit