Kush është biznesmeni që tentoi të hidhej nga godina e “Muzeut” dhe problemet me kompaninë e tij

Mos i humb

Zbardhet identiteti i personit që donte të hidhej sot nga godina e Muzeut Historik të Tiranës. Ai është biznesmeni Admir Jahelezi që operon në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve.

Mësohet se Jahelezi ka pasur një biznes në fushën e transportit mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i ka shkuar drejt falimentit.

Jahelezi pretendon se biznesi i tij është përballur me konkurrencën e pandershme, dhe ka hedhur akuza dhe në drejtim të ministres Belinda Balluku, që sipas tij nuk ka denjuar as ta presë në takim, për ti shprehur shqetësimet e tij.

Ai thotë se ka qenë i detyruar të marrë miliona lekë kredi, dhe tashmë nuk ka se me çfarë ti paguajë ato.

“Kam marrë në telefon tek ministria e Transportit. Belinda Balluku ma ka mbyllur telefonin. Nuk osht marr asnjë masë. Të takoj edhe ministren Belinda Balluku, unë se kuptoj pse nuk marrin masa.

Është përgjegjëse për dhënien e liçensave të transportit, po bëhet një tregti e pandershme. Kjo më ka detyruar të zhytem në borxhe”, u shpreh shkurtimisht në gjendje të rënduar psikologjike Jahelezi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit