KUSH ËSHTË I PASUR E KUSH FUKARA?!
Një ditë nga ditët, një pasanik e mori të birin e vet dhe udhëtuan në drejtim të një shteti të varfër, me qëllim që ta sheh i biri se si jetojnë fukarat. Atje i kaluan disa ditë e net, edhe atë në një fermë së bashku me një familje të varfër. Gjatë kthimit nga udhëtimi, prindi i tha të birit:
Si ishte udhëtimi? -I biri iu përgjigj: Udhëtimi ishte i mrekullueshëm. – A e vërejte se si jetojnë fukarat, o biri im?! – Po, iu përgjigj i biri.
Atëherë biri im, më trego se çka mësove nga ky udhëtim?!
– I biri tha: E pash se ne e posedojmë një qen, kurse ata i posedonin katër.
Ne kemi pus në mesin e kopshtit tonë, kurse ata kishin përrua i cili nuk ka fund.
Ne kemi vendosur fenerë ta ndriçojnë kopshtin tonë, kurse ata kishin yje në qiell që u bëjnë dritë.
Muri i shtëpisë sonë përfundon tek kopshti, kurse ata nuk kishin aspak mur, i rrethonte horizonti.
Ne posedojmë hapësirë të vogël ku jetojmë në të, kurse ata posedonin hapësira që i tejkalonin ato fusha.
Ne kemi shërbëtorë të cilët na shërbejnë, kurse ata e shërbenin njëri-tjetrin.
Ne e blejmë ushqimin, kurse ata hanin nga ajo që vet e mbjellin.
Ne posedojmë mure të larta të na mbrojnë, kurse ata kishin shokë që i mbrojnë.
– Prindi i djaloshit mbeti pa tekst nga këto fjalë dhe i biri i tij në fund i tha: O babai im, të falënderojë që ma mundësove ta shoh se ne sa jemi fukara.
A nuk e sheh këtë tregim si shembull të mrekullueshëm për ta medituar?! Të vetëdijeson ta falënderosh Allahun e Madhëruar për të gjitha ato begati që ti ka dhuruar .. në vend se të pikëllohesh dhe të mendosh për ato që nuk i posedon!!
Ty të mbetet t’ia dish vlerën gjërave që i posedon dhe në fund ta vërtetosh se kush është i pasur e kush i varfër!!