“Kush është i radhës?”, Bardhi nxjerr deklaratën e Ramës për dekriminalizimin: Përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaron se ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Bardhi publikon deklaratat e Ramës për dekriminalizimin dhe e akuzon si përgjegjësin kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. Ai pyet se kush është përfaqësuesi i radhës i maxhorancës i inkriminuar.

“Edi Rama ? është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. ?☠

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës ? me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. ?

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. ❌. #KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama”, shkruan Bardhi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit