Kush është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër

Mos i humb

Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen e Endri Mustafës, që u gjet dje i pajetë në zonën e Livadheve në Shkodër.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Ibrahim Lici, një person i njohur për policinë ndërsa është arrestuar edhe bashkëpuntori i tij E.M 15-vjeç që dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Po kush është Ibrahim Lici?

Ibrahim Liçi, i shpallur në kërkim i dyshuar si autori kryesor për ekzekutimin e Endi Mustafës në Shkodër, është emër i njohur për policinë, i përfshirë edhe më parë në ngjarje të rënda kriminale në kryeqendrën e veriut.

Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Liçi u shpall në kërkim.

Ai është djali i Mustafa Liçit, ky i fundit i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit