Kush është slloveni që nuk “lejon” Serbinë në BE pa e njohur Srebrenicën si genocid

Mos i humb

Përfaqësuesi slloven Igor Soltes propozoi që Parlamenti Europian që në rezulotën më të fundit për Serbinë dy ditë më parë, të përfshihej dhe Srebrenica si kushtëzim – pra njohja prej Beogradit si genocid e asaj masakre të vitit 1993. Kjo pasi politika serbe nuk pranon ta njohë si të tillë. Qëndrimi më i fundit refuzues ishte ai i kryeministres Brnabiç.

E tani, veç Kosovës, është dhe Srebrenica ajo që i kushtëzohet Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Po kush është Šoltes? Ai njihet si nipi Edvard Kardelit, njeriut nr.1 të ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Kardeli është njeriu që krijoi sistemin të vetë-menaxhimit jugosllav.

“Kjo është një përgjigje logjike ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të Serbisë dhe përfaqësuesve më të rëndësishëm të autoriteteve serbe. Sa i përket Srebrenicës, mesazhi është që të respektohen të drejtat e njeriut dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Gurthemeli i Europës është sundimi i ligjit”, tha Kardeli.

Edhe pse amendamentet e rezolutës ligjërisht dhe formalisht nuk janë të detyrueshme, politikani dhe diplomati slloven tha se “është e nevojshme të vlerave civilizuese dhe vlerat e Bashkimit Europian të mos injorohen për atë që ka ndodhur. Ajo që ndodhi në Srebrenicë, për këdo dhe kudo në botë nuk duhet të ndodhë më”, theksoi Kardeli, duke bërë dhe njëherë thirrje që Beogradi ta njohë Srebrenicën si genocid. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit