Kushtetuesja s’i përgjigjet me kohë Thaçit

Mos i humb

Para më shumë se dy muajsh presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta bënte interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës, në të cilin thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast kreu i shtetit kishte kërkuar nga Kushtetuesja që të saktësonte nëse marrëveshjet e tilla konsiderohen të ratifikuara në momentin që nënshkruhen nga presidenti ose duhet të kalojnë edhe në Kuvend që të votohen me 2/3-at e votave të deputetëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar tashmë afatin kohor të përcaktuar me Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese, duke mos dalë ende me një interpretim rreth kësaj çështjeje.

Pavarësisht kësaj, nga Kushtetuesja i kanë thënë gazetës se vendimi mbi kërkesën e kreut të shtetit do të merret pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve kushtetuese të çështjes së parashtruar. Ndërkaq ekspertët e sistemit të drejtësisë konsiderojnë se pas tejkalimit të afatit kohor Kushtetuesja duhet ta njoftojë publikun nëse ka kërkuar kohë shtesë për ta trajtuar çështjen në fjalë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit