Kuvendi bën gati rezolutën/ Maqedonia e Veriut pritet t’u kërkojë falje shqiptarëve

Mos i humb

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do u kërkojë falje të gjithë qytetarëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi. Propozim Rezoluta e shumicës parlamentare parashikon që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, si organ më i lartë përfaqësues shtetit t’i dënojë shkeljet e drejtave të njeriut të shkaktuara që nga dita e parë e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rezoluta, po ashtu kërkon që Qeveria dhe ministritë përkatëse si ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme, të mbështesin qytetarët që u është bërë represion. Ndërsa pret që për këtë të ndihmojë edhe Avokati i Popullit. Në mbështetje të Rezolutës dolën edhe partitë shqiptare. Deputetja e BDI-së, Mirsada Emini Asani, tha se patjetër shteti të kërkojë falje ndaj bëmave kundër shqiptarëve. Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli, i përmendi se cilat në cilat raste shqiptarët janë më të dëmtuar dhe duhet tu kërkohet falje Kolektive, shkruan Alsat.

Me shumicë votash, deputetët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e miratuan Propozim Rezolutën dhe e dërguan në procedurë të mëtejme parlamentare. Ndërsa u formua edhe komision i cili do të vëzhgojë implementimin e Rezolutës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit