Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë dënon vendimin e Senatit amerikan për pretendimet armene

Mos i humb

Asambleja e Përgjithshme e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) reagoi ndaj vendimit të Senatit amerikan për pretendimet armene në lidhje me vitin 1915.

Rezoluta e Asamblesë së përgjithshme u lexua nga zëvendës kryetari i kuvendit, Xhelal Adan (Celal Adan).

Në të thuhet se vendimi i Senatit amerikan nuk ka asnjë vlerë juridike dhe se vendimi në fjalë nuk ka asnjë bazë ligjore.

“Turqia, pa përfillur këtë vendim të Senatit amerikan apo vendime dhe mjete të tjera presioni të ngjashme, do të vazhdojë me vendosmëri të mbrojë interesat e saj kombëtare në rajon dhe sigurinë e saj kombëtare”, shkruhet në rezolutë.

Rezoluta e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme me nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Şentop) u miratua me votat e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partisë Republikane Popullore (CHP), Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) dhe Partisë IYI.

Në një postim në median sociale, Kryeparlamentari Shentop tha se kjo nuk është një komunikatë por një vendim parlamentar.

“Rezoluta e ardhur në Kuvend nga presidenca është votuar dhe është miratuar. Kështu që kjo nuk është një komunikatë, por është një vendim i dalë nga TBMM. Vendimi i Senatit amerikan është refuzuar me vendimin e Kuvendit”, shkroi Shentop.

Për të dënuar, refuzuar dhe mos marrë në konsideratë vendimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendimi i Kuvendit u publikua në Fletoren Zyrtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit