Kuvendi i Maqedonisë miraton ligjin për përdorimin e gjuhëve

Mos i humb

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 27-të, me 69 vota “për” dhe me asnjë kundër dhe të përmbajtur ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Debati për ligjin e gjuhëve filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Europiane, ndërsa shumica parlamentare aprovoi nevojën për miratimin e tij me 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Me këtë ligj, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror të Maqedonisë krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj, gjuhë zyrtare të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë dhe alfabeti i saj, që në këtë rast është gjuha shqipe./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit