Kuvendi miraton rezolutën për rritjen e pagës minimale!

Mos i humb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale.

Pro kësaj rezolute kanë votuar 62 deputetë, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kujtojmë se PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.

Kujtojmë, se paga minimale në Republikën e Kosovës  e caktuar në vitin 2011, është 170 euro për punëtorët, që kanë moshë mbi 35-vjeç, ndërsa 130 euro për ata që janë nën moshën 35-vjeçare.

Ndërsa tani paga minimale pritet të jetë 250 euro.

Po ashtu gjatë kësaj seance Kuvendi i Kosovës ka rritur të gjejë konsensus rreth nismës së kryetarit Kadri Veseli për themelimin e Tribunalit të për gjenocidin serb në Kosovë.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc, për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkërisht nisma për themelimin e Tribunalit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit